Pas transportit të kritikut të njohur të Kremlinit, Aleksej Navalny në Berlin në spitalin e njohur Charite në fundjavë, mjekët kanë kryer kontrolle të zgjeruara. Detaje për gjendjen e tij shëndetësore priten ndoshta gjatë të hënës, sipas Charite. Mjekët duan të shprehen pas përfundimit të kontrolleve diagnostifikuese dhe ujdisë me familjen. Sipas të dhënave të rrethit të afërt të tij, Navalny me gjasë është helmuar gjatë një fluturimi nga Tomsku, (20.08) ku ai pasi piu një çaj ra në koma dhe u detyrua të trajtohet me emergjencë në metropolin siberian Omsk.