E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 35 vjeçari nga Shkodra, i arrestuar më parë për një sherr me armë
Publik News

Kush është 35 vjeçari nga Shkodra, i arrestuar më parë për një sherr me armë

Enton Dushaj është 35 vjeçari i shpallur në kërkim për plagosjen me armë të dy të rinjve mbrëmë në Shkodër.

Pas një sherri mbrëmë, ai ka plagosur me armë, Erison Gjekën dhe Ndue Malin.

Por emri i tij nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi dy vite më parë ai ka rënë në pranga pas një konflikti, i cili kishte përfunduar në të shtëna me armë.

Gjatë konfliktit të çastit mbrëmë, ai  ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, shtetasit Erison Gjeka, 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe Ndue Mali, 24 vjeç, banues në Shkodër, të cilët pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër janë larguar për në banesë.

“Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 25.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit E. D., 35 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, shtetasit E. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe N. M., 24 vjeç, banues në Shkodër, të cilët pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër janë larguar për në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.