E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Franca i nis paralajmërim Turqisë. Ja plani që ka
Publik News

Franca i nis paralajmërim Turqisë. Ja plani që ka

Franca paralajmëroi sot Turqinë se Mesdheu Lindor nuk mund të jetë “një shesh loje” për “ambiciet” kombëtare, ndërkohë që tensionet vazhdojnë të rriten mes Ankarasë dhe Athinës për kërkimin e hidrokarbureve në këtë zonë.

“Mesdheu Lindor nuk mund të jetë një shesh loje për ambiciet e disave, kjo është një e mirë e përbashkët”, deklaroi ministrja franceze e Ushtrisë, Florence Parly në Twitter, ndërkohë që Parisi, Roma, Athina dhe Nikozia do të vazhdojnë një manovër ushtarake të përbashkët deri të premten në këtë sektor.

“Mesdheu Lindor po transformohet në një hapësirë tensionesh. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare duhet të jetë rregull dhe jo përjashtim”, shtoi ajo.

“Mesazhi ynë është i thjeshtë, përparësia ndaj dialogut, bashkëpunimit dhe diplomacisë në mënyrë që Mesdheu Lindor të jetë një hapësirë e stabiliteti dhe e respektimit të ligjit ndërkombëtar”, theksoi ajo.

“Franca do të angazhojë tre avionë luftarakë Rafale, një fregatë dhe një helikopter në manovrat e përbashkëta”, shtoi ajo.

Zbulimi këto vitet e fundit i zonave të gazit në Mesdheun Lindor ka ngjallur tensione të ashpra mes Ankarasë dhe Athinës, që pretendojnë për disa zona detare./ ATA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.