Në njoftimin e policisë bëhet me dije se kur shtetasi A.B., 57 vjeç, ka ndezur mjetin e tij lundrues në atë momenti skafi ka marrë flakë.
Si pasojë e këtij incidenti ka mbetur i plagosur 57-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmën e parë në Spitalin e Vlorës, më pas është tranaportuar për ndihmë më të specializuar drejt Spitalit të Traumës Tiranë.
Informacion paraprak:
Në orën 19:20, në Triport të Vlorës, shtetasi A.B., 57 vjeç, në momentin e ndezjes së mjetit të tij lundrues, dyshohet se si pasojë e një defekti gomonia është përfshirë nga flakët duke e dëmtuar atë.
A. B është transportuar për ndihmën e parë në Spitalin e Vlorës, më pas është tranaportuar për ndihmë më të specializuar drejt Spitalit të Traumës Tiranë.



