Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në Jon, Lubonja: Rama na e ka shitur sapunin për djathë
Analisti Fatos Lubonja ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon, duke thënë se në ka njeri që u ka shitur sapunin për djathë shqiptarëve, është vetë ai.
Lubonja thotë se për detin ka shumë dyshime dhe pak transparencë, teksa shton se qeveria nuk po reagon edhe pse mund të ketë sinjale të cenimit territorial.
I ftuar në “News 24”, ai hedh dyshimin se për shkak se Shqipëria është në prag të zgjedhjeve, negociatave, dhe më pak e fuqishme Greqia si dhe kërkon mbështetjen e ndërkombëtarëve, mund të bëjë lëshime.
Fatos Lubonja: Ne që e kemi ndjekur Edi Ramën vazhdimisht në politikat e tija dhe mënyrën se si vepron, e dimë se kur ky flet aq shumë dhe akuzon aq shumë, gjëja që dominon se në qoftë se ti do ishte shitës djathi do na kishte shitur sapun
Ka shumë gjëra të paqarta. Por ka një gjë të qartë, ska transparencë. E dimë që kur Rama akuzon dhe flet aq shumë, se dominoi fraza që po të ishe shitës djathi, do na shisje sapun i tha Lulzim Bashës. Më shumë janë akuza ndaj opozitës dhe asnjë lloj transparence. Normalisht, në qoftë se ka njeri që na e ka shitur sapunin për djathë është Edi Rama. Nëse shikon premtimet elektorale, na i kanë shitur për djathë dhe na kanë dalë sapun. Përtej kësaj, duke mos pasur informacion të plotë, s’duhet pasur si raport Shqipëri- Greqi, por dhe në kontekst më të gjerë Italia, Turqia.
Ka një aksion politik grek politik që mblidhet kryesisht me konfliktin që ata kanë me Turqinë dhe shikohet një lloj mbështetje për Greqinë, edhe nga Italia pasi kanë bërë marrëveshje. Dyshimi, është se Rama këtu ka bërë, ka premtuar, sepse edhe këtë s’e dinim, se thonë që s’ka negociata, por diçka ka lëvizur. Greqia falënderon qeverinë shqiptare që nuk e ka kundërshtuar. Por s’dimë çfarë duhet kundërshtuar dhe çfarë duhet pranuar.
Megjithëse shteti greke e ka deklaruar shtrirjen me 12 milje dhe me gjithë se në mediat greke kanë dalë dhe harta se ku do të shtrihet territori detar grek, që hyn dhe prek sipas edhe ekspertëve ku hyn edhe ai Pashai që ka qenë i socialistëve kur bëri marrëveshje Sali Berisha, shteti shqiptar nuk reagon ndaj këtyre deklaratave dhe të dalë me një qëndrim tjetër dhe jo një qëndrim aprovues dhe justifikues.
Sipas meje, me disa ishuj, që të njëjtin problem ka edhe me Turqinë. Janë dy ishuj mbi Korfuzin afër Shqipërisë dhe i merr ata si pikë referimi dhe krijohet një zonë ekonomike, atëherë ky është një problem. Duhet parë edhe në një kontekst më të gjerë. Për mua, me një ndjesi edhe më ekologjike, ajo që duhet të ketë edhe një marrëveshje evropiane është që deti Mesdhe të mos preket më shumë se ç’është prekur. është dëmtuar shumë, ka shumë ndotje. Mos jetë e Greqisë, Turqisë, Shqipërisë, mos ketë shpime nafte e ndotje. Në vend të kësaj, ne shohim një kthim prapa në territore siç është rasti me Greqinë.
Në fund fare gjëja çon këtu. ç’do vend mund të pretendojë se unë kam 12 milje këtej dhe shikon që ato 12 miljet puqen në vendet e caktuara. Ajo që duhet, transparenca është që ku takohen, pra duhet të bëhen harta të qarta dhe të krahasohet. Cila ishte ajo marrëveshja, ajo harta. Dhe cila është ajo harta që duan grekët me ato 12 miljet. Pas këtyre hartave, se vjen veprimi, ka një marrëveshje që nuk do bëhen shpime, më mirë t’ia lëmë natyrën peshqve se sa njerëzve se e kanë masakruar.
Këtu s’ka transparencë. Mbetet kjo, që për arsye politike të zgjedhjeve, të mbështetjes nga ndërkombëtarët, Greqia, mund të bëhen lëshime që janë në dëm të shqiptarëve.
Shqipëria është më e dobët se Greqia, dhe për këtë ka përgjegjësi gjithë klasa politike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




