E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritan Kalo: Karantina dy muaj rezultoi e kotê….
Publik News

Tritan Kalo: Karantina dy muaj rezultoi e kotê….

Ju uroj një muaj Shtatori sa më të mbarë të afërm, miq, shokë, kolegë e bashkëkombas kudo që sot jeni….Ju sjell ndërmend dy aforizma shumë domethënëse për postimin tim të sotëm: ”Që të jetosh, lër të jetojnë.” (Baltasar Gracian),”Askush nuk ka dashuri më të madhe se ai që di të respektojë lirinë e tjetrit.” (Simone Weil)….

OPTIMIZMIN e disa individëve shkencërisht pak të mbështetur, POR më shumë të mbështetur në dëshirën e tyre të mirë për të mbyllur historinë e PANDEMISË së Sars-Cov2/Covid-19” që në mes të Qershorit, në fund të Korrikut apo në mes të Shtatorit 2020, do të doja t’a mirëkuptoja dhe i sforcuar t’a pranoja edhe si të vërtetë, por…..

PAVARËSISHT nëse bëhet fjalë në këto opinione për “përjetimin e vijimit të zgjatjes së valës së parë”, “të një vale të dytë”, apo “të bishtit të kësaj vale të dytë dhe të vetë Pandemisë”, AJO çka unë shoh me sy e përjetoj për çdo ditë në mëngjes në udhën e vajtjes në spital me linjën urbane të Unazës, apo në kthimin pasdite me linjën urbane të Kombinat-Kinostudio, më bën të besoj fort se një përfundim i tillë thjesht ishte, është dhe do mbetet një “Ëndër shumë e bukur Vere”…..Pa drojë 25-30% e udhëtarëve në këto linja janë pa maska, dhe koha e ekspozimit të tyre në këto autobuzë shpesh në kushtet e një ”sere lëvizëse”, e tejkalon kohën-limit të pesë minutave të shumë-mjafta, për t’u infektuar me virusin sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës të Sars-Cov2/Covid-19…..Pjesa më e madhe e këtyre udhëtarëve janë të rinj, të cilët më pas infektojnë edhe prindërit, vëllezërit, motrat, bashkëshortet apo fëmijët e tyre…

JO MË KOT edhe mosha mesatare e të infektuarve apo e atyre të shtruar në spitale, ka disa javë që ka zbritur atë të 50 viteve…..Autobuzët asnjëherë nuk janë të mirë-pastruar apo të mirë-higjenizuar sipas Protokolleve përkatëse…..Po çfarë pritet se mundet të ndodhë në Vjeshtë e në Dimër, kur numuri i udhëtarëve në këto autobuzë por edhe në mjediset e mbyllura do të shtohet me mbarimin e pushimeve të verës, rihapjen e shkollave e rifillimin e shumë aktiviteteve prodhuese?…..

Pa dyshim që do shtohet numuri i të ekspozuarve jo vetëm ndaj Sars-Cov2/Covid-19 por edhe ndaj viruseve të Infeksioneve respiratorë stinorë përfshirë këtu edhe vetë GRIPIN stinor…..ZEMËRTHYER më duhet të them se ndoshta do të vërejmë diçka edhe më keq se sot….PAKUJDESIA dhe PAPËRGJEGJSHMËRIA për vete dhe të afërmit e tyre, si dhe për gjithkënd që gjallon pranë tyre, po mbrin dita-ditës një shkallë sipërore….

DUKURIA për hir të së vërtetës NUKU është vetëm një dukuri Shqiptare….TË detyruar nga të tilla qëndrime të mbështetura edhe nga forcat politike ekstremiste, Franca, Gjermania e Britania e Madhe e bënë të detyrueshme mbajtjen e MASKAVE edhe në mjediset e jashtme, në ato qytete ku ka më shumë të infektuar si dhe ndëshkimin financiar të kujtëdo që e shkel këtë vendim…..OPTIMIZMI ynë se pas “Quarantinimit” edhe pse i zgjatur tej kufijve 40 ditorë, për një mbyllje të shpejtë të përballjes sonë me sfidën Sars-Cov2/Covid-19, nuk rezultojë të ishte i vërtetë…..

OPTIMIZMIN për një përfundim në të ardhmen jo të largët të përballjes me këtë ”flamë mbarëbotërore”, po e zbeh jo vetëm fakti i përmendur më lart, POR edhe fakti se higjena e mjediseve publike të Tiranës e jo vetë asaj, ka vite e sidomos këto muajt e fundit që le shumë-shumë për të dëshiruar….PËR më keq edhe cilësia e ujit që vjen në rubinetat tona, të cilin ne duhet t’a konsumojmë dhe duhet t’a përdorim për gatim e higjenën tonë është jashtë shumë standarteve…. Për t’u bindur JU MJAFTON të shikoni dy fotot e vaskës se ujit, që unë mbaj si rezervë ditore, mqse uji i rrjedhshëm më mungon në rubinet 24 orët e ditës….DUHET në mendimin tim sa më pak vizualitet televiziv të Drejtuesve të Bashkisë për të treguar atë çka po bëhet, dhe më shumë punë konkrete për përmirsimin e indekseve të higjenës mjedisore dhe të ujit, si dhe masa ndëshkuese direkte për këdo që është përgjegjës për këtë situatë…

.PROPOGANDA nuku është më aq shumë bindëse përpara fatkteve të realitetit të përditshëm…..NDËRKOHË ne si punonjës të Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm, PO vijojmë të SAKRIFIKOJMË shëndetin dhe jetët tona për JU, por edhe ju “il poppolo Albanese” për të mirën tuaj, për të mirën time, për të mirën e të gjithëve DUHET TË RRISNI shkallën e KUJDESIT e të PËRKUJDESIT ndaj vetes e të tjerëve rreth jush, që të na bëheni krahë në përballjen me sukses të sfidës me Sars-Cov2/Covid-19…

.BESIMI e MIRËKUPTIMI janë baza e triumfit tonë të përbashkët ndaj Sars-Cov2/Covid-19….PANIK jo e vetëm jo….KUJDES e DROJË po e vetëm po….Ju lutem vëllezërit e motrat e mija, VËMËNDJEN tuaj drejtoheni ndaj fjalëve e këshillave të specialistëve e mjekëve të familjes, dhe lërini mënjanë ndikimet prej gërr-mëreve të politiqenërve, të cilët duan vetëm e vetëm PUSHT-SHTET e pasurim për vete, dhe AQ MË KEQ mos u bëni pre e GJITHOLLOGËVE anti-konspiracionistë apo gjoja anti-konformistë…..

Klasa /Kasta/Glasa jonë politike as NUKU bënë SHTET mirë-funksional në gjithshka dhe pa hendeqe të thella sociale në këto 30 vite DEMON-KRACI, por ajo dhe as NUKU do mundet që të bëjë një gjë të tillë përsa kohë që NUKU është ngopur me Pasuri, Prona e Para (PPP-ja e adhuruar e gjithëkujt prej tyre)….Ish-brekëgrisurit e djeshëm të cilët rezultojnë të jenë edhe shumica e pasunarëve të sotëm, KURRË nuk nginjen sepse të nginjurit është një ndjesi e FISNIKUT e trashëguar kjo ndër breza….Together forever!!!

KOHË KOVIDIANE…..E Hënë, mbrëmja e 31.08.2020…..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.