E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përse u zemëruan “patritotët” shqiptarë me Dritanin e Malit të Zi?
Publik News

Përse u zemëruan “patritotët” shqiptarë me Dritanin e Malit të Zi?

Mentor Kikia

Mesaduket ka zhgënjyer shumë “patriotë” shqiptarë ky politikani malazez, me origjinë shqiptare. Ai, ashtu siç kishte premtuar para zgjedhjeve, i qëndroi fjalës për të ndërtuar një qeveri me koalicionin opozitar, që i dha fund mbretërimit 30 vjeçar të Millo Gjukanoviçit.
Po ç’patën “patriotët” shqiptarë që iu sulën Dritan Abazit apo Abazoviçit, me sharje e mallkine, duke e quajtur “çetnik” e “pro serb”?

-Sepse ai formoi qeverinë me partitë pro-serbe, ndaj.

-Po Gjukanoviçi, mos është gjë nga Labëria, që befas fitoi admirimin e shqiptarëve?

Sa të ngushtë jemi, dhe mbi të gjitha sa mjeranë në vlerësimin e patriotizmit. Sepse patriot je vetëm nëse je antiserb, apo jo?
Dritani, para se të jetë njeri me origjine shqiptare, është një njeri me nënshtetësi malazeze, është një njeri që jeton e punon në republikën e Malit të Zi. Eshte një politikan i përgjegjëshëm për fatet e vendit ku ai jeton e punon, sëbashku me familjen.

Dritani nuk mund ti bashkonte votat me një politikan që ka 30 vjet që bëhet herë kryeministër e herë president, duke sunduar edhe si një kontrabandist zyrtar. Për këtë njeri ka mendim pozitiv në Bruksel vetëm sepse nuk është vegël e serbëve dhe ruseve. Por ka shumë udhëheqës që shikohen me sy të mirë në Perëndim, meqe s’janë pro rusë e pro kinezë, edhe pse popullit të tyre i kanë vënë shkelmin në fyt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.