E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Igli Gjelishti i përgjigjet Endri Hasës: S’do gjesh pas meje njerëz që kanë vrarë për t’u pasuruar!
Publik News

Igli Gjelishti i përgjigjet Endri Hasës: S’do gjesh pas meje njerëz që kanë vrarë për t’u pasuruar!

Partia Demokratike përmes Endri Hasës akuzoi sot për të disatën herë Igli Gjelishtin i cili drejton Web & Communications Development duke thënë se përfituesit e vërtetë të parave që merr kompania e tij, në fakt shkojnë për drejtuesin e Report Tv, Carlo Bollinon.

Ndërkaq ka reaguar brenda minutit Igli Gjelishti i cili thotë se pas tij nuk ka njerëz as me konflikt interesi dhe as që kanë vrarë për t’u pasuruar.

Ndër të tjera, ai i kërkon Hasës t’i kthejë përgjigje për 6 gënjeshtrat që siç shkruan ai, ia faktoi  dy dite me pare. Përndryshe, e paralajmëron se do përgatisë një padi.

“Endri, sic ta thashë pardje, s’do gjesh asnjëherë prapa meje njerez me konflikt interesi, me të shkuar kriminale apo që kanë vrare për t’u pasuruar. Se më kë bashkëpunoj unë, për sa kohë nuk shkel asnjë ligj, eshte në të drejtën time. Nëse provon ndonjë nga të mësipermet, ose që paratë e mia në fund shkojnë në xhepin e ndonje pushtetari, shkojme bashkë në Prokurori. Deri atëhere, mire do ishte të kishe thene ndonjë fjale për ato 6 gënjeshtrat që të faktova pardje (përpara se avokatet e mi të përfundojne së përpiluari padinë). Për 2 pyetjet mos u mundo se do perpiqem t’i gjej vetë pergjigjet”, shkruan Gjelishti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.