Është ndarë nga jeta Dritan Prifti.
Është ndarë nga jeta ish-ministri dhe ish deputeti Dritan Prifti, pas një lufte të gjatë me sëmundjen.
Ish-deputeti i LSI-së më pas një nga kundërshtarët më të egër të Ilir Metës, përpara më shumë se 10 vitesh u operua dhe filloi një betejë të gjatë me sëmundjen e tij.
Disa muaj më parë Dritan Prifti, shkoi për një ndërhyrje në shtetin Italian, por mësohet se sot në mbrëmje ai është ndarë nga jeta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



