Shoferja përplas 14-vjeçarin, ecën mbrapsht dhe përplas edhe dy makina të tjera
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë me pasojë plagosjen e një të mituri, i cili është në rrezik për jetën.
Policia ka arrestuar shtetasen M. D., 53 vjeçe, pasi në rrugën “Sandër Prosi” ka aksidentuar këmbësorin me iniciale G. Z.,14 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë ecjes mbrapsht ky mjet është përfshirë në përplasje edhe me 2 mjete të tjera që ishin të parkuara, njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



