E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I riu paguan 200 mijë lekë nën dorë për të marrë 530 mijë lekë shtesa pensioni që i takojnë babait të tij
Publik News

I riu paguan 200 mijë lekë nën dorë për të marrë 530 mijë lekë shtesa pensioni që i takojnë babait të tij

I riu paguan 200 mijë lekë nën dorë për të marrë 530 mijë lekë shtesa pensioni që i takojnë babait të tij

Gazetarët e emisionit “Stop” në Tv Klan kanë udhëtuar drejt fshatit Hamallaj në Durrës për shqetësimin e qytetarit Ermal Koka, i cili ka një problem me shtesat e pensionit të babait të tij, që ka fituar statusin e minatorit.

Prej një viti ka bërë kërkesën në Agjencinë e Sigurimeve në Sukth, por punonjësi nuk ia kalon shtesat në vlerën 530 mijë Lekë të vjetra, nëse nuk i jep atij 200 mijë Lekë të vjetra.

Një gjë e tillë faktohet edhe në regjistrimin e bisedës mes të dyve. Në fund Ermali detyrohet të paguajë, për të marrë atë që i takon.

Denoncuesi: Sa i takon me tërheq të gjitha unë?

Punonjësi i Agjencisë së Sigurimeve, Sukth: I bie pak a shumë 12 muaj, diku te 530 mijë lekshi.

Denoncuesi: Atëhere, sa të detyrohem unë? Mund t’i tërheq unë?

Punonjësi i Agjencisë së Sigurimeve, Sukth: 544, 200 mua.

Pas bisedës me punonjësin e Agjencisë së Sigurimeve, Ermali vendos të paguajë.

 Denoncuesi: A jemi në rregull?

Punonjësi i Agjencisë së Sigurimeve, Sukth: Në rregull! Shumë është kjo, a del sot…a një ditë tjetër…

Denoncuesi: S’ka problem!

Punonjësi i Agjencisë së Sigurimeve, Sukth: Më shumë se kaq nuk kam, çfarë të bëj!

Denoncuesi: Në rregull! Faleminderit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.