E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BERAT/ Vetëhelmohet me fotoksinë babai i 2 fëmijëve
Publik News

BERAT/ Vetëhelmohet me fotoksinë babai i 2 fëmijëve

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku një 51-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Bëhet me dije se 51-vjeçari i identifikuar si Shpëtim Krasi është vetëhelmuar me fotoksinë.

Familjarët e Krasit janë shprehur se ai ishte një person i qetë dhe se nuk kishte shfaqur asjëherë shenja depresioni.

Ndër të tjera ata janë shprehur se kohët e fundit 51-vjeçari ishte mbyllur në vetvete, pasi ishte në proces divorci me bashkëshorten.

Trupi i pajetë i 51-vjeçarit është përcjellë në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit. 51-vjeçari është babi i dy fëmijëve dhe prej disa vitesh punonte si roje në një filial banke.

Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.