E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trashëgimtarja e Gucci bën deklaratën e fortë: Jam abuzuar seksualisht nga njerku për 16 vjet, familja e dinte dhe e mbanin të fshehtë (VIDEO)
Publik News

Trashëgimtarja e Gucci bën deklaratën e fortë: Jam abuzuar seksualisht nga njerku për 16 vjet, familja e dinte dhe e mbanin të fshehtë (VIDEO)

 

Një trashëgimtare e firmës së njohur Guçi ka akuzuar njerkun e saj për abuzim seksual, për 16 vjet dhe fajësoi nënën dhe gjyshen e saj me pretendimin e fshehjes së abuzimit.

Alexandra Zarini, mbesa e supremos së modës Aldo Guçi, pretendon se ish-burri i nënës së saj Joseph Ruffalo ngjitej i zhveshur në shtratin e saj dhe e përkëdhelte atë kur ajo ishte fëmijë.

Në një proces gjyqësor të ngritur në Kaliforni, Zarini, 35 vjeçe pretendon se nëna e saj Patricia Guçi e lindur në Britani, dhe gjyshja Bruna Palombo e dinin për abuzimin dhe e kërcënuan vajzën për ta mbajtur të fshehtë.

Ajo gjithashtu tha në një video përmes Fondacionit të Fëmijëve Alexandra Guçi, se besonte se ishte detyra e saj të ‘zbulonte keqkuptimet’ për abuzimin seksual të fëmijëve.

Ruffalo mohon akuzat, ndërsa Patricia Guçi thotë se ajo mësoi për abuzimin e pretenduar vetëm në vitin 2007, gjë që bëri që ajo të divorcohej nga Ruffalo.

Padia e ngritur nga Zarini në Los Angeles pretendon se abuzimi filloi para se nëna e saj të martohej me Joseph Ruffalo, burrin e saj të dytë, kur ajo ishte vetëm gjashtë vjeç.

Ajo pretendon se e gjeti Ruffalon me dorën e tij në organet gjenitale kur ajo u zgjua, pasi ishte në shtratin e nënës së saj sepse kishte parë makthe.

‘I pandehuri Ruffalo hoqi rrobdishamperin, duke qenë plotësisht i zhveshur dhe u ngjit në shtrat me Paditësin. Paditësja u shtri forcërisht në shtratin e saj ndërsa i pandehuri Ruffalo arriti poshtë rrobave të paditësit për të prekur thithkat e saj, ‘pretendojnë dokumentet e gjykatës.

Për më shumë lexoni dailymail

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.