Plagosja në rrugën ‘5 maji’ në Tiranë, policia identifikon autorin dhe jep detaje për ngjarjen
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “5 maji” në tiranë, ku një person u plagos në këmbë me armë zjarri.
Policia ka identifikuar autorin, që dyshohet se është K.C, i cili rreth prës 21:26 ka plagosur 30 vjeçarin R.Xh, që u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me armë të 30-vjeçarit.
Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Më datë 11.09.2020, rreth orës 21:26, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi me iniciale K. C, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin R.Xh., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar.
Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



