E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nusja dhe vjehrra vdesin pak orë larg njëra-tjetrës, të infektuara me Covid-19
Publik News

Nusja dhe vjehrra vdesin pak orë larg njëra-tjetrës, të infektuara me Covid-19

Një tragjedi ka goditur një familje në Gramsh, ku koronavirusi i ka marrë jetën vjehrrës dhe nuses, në pak orë larg njëra-tjetrës.

 

Ngjarja ka ndodhur në 48 orët e fundit.

E moshura 78-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve që i ka shkaktuar Covid-19, ndërsa pak orë më vonë, virusi i rrezikshëm i ka marrë jetën edhe nuses së djalit të saj.

Kjo e fundit vetëm 55-vjeçe.

Ndërsa mësohet se në gjendje të rëndë, me simptoma të Covid-19 është edhe bashkëshorti i 55-vjeçares, pra djali i të moshuarës.

Fllimisht janë konfirmuar pozitivë me koronavirus çifti i bashkëshortëve, që kanë infektuar dhe të moshuarën.
Dy zonjat e shtëpisë për fat të keq, kanë ndërruar jetë, pak orë larg njëra tjetrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.