Soreca mesazh të fortë: Të emërohen sa më shpejt gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, me anë të një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të veprojnë pa vonesa për të emëruar gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese.
Soreca e konsideron një proces kritik rifillimin e punës në Kushtetuese, ndërsa shton se kjo është një kërkesë e Këshillit Europian.
Sipas tij, udhëzimet e nevojshme për të gjithë kompetentët për të përfunduar me shpejtësi emërimet i siguron Opinioni i Komisionit të Venecias.
”Finalizimi i emërimeve të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese është kritike. Bashkimi Europian vazhdon të inkurajojë autoritetet shqiptare që të veprojnë pa vonesë, me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e Gjykatës. Kjo është një kërkesë e Këshillit Europian. Përfundimet e datës 25.03.2020 duhet të përmbushen para KPGJ-së së parë. Opinioni i Komisionit të Venecias siguron udhëzimet e nevojshme për të gjithë kompetentët për të përfunduar me shpejtësi emërimet. BE vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë për sa i përket rrugës e saj drejt integrimit”, shkruan soreca.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



