Deputetja e PD- se Grida Duma e di Makiavelin kinez…
https://www.facebook.com/citynews.al/videos/1473612362687886/
Nuk u morrëm gjatë me fjalën e saj por vetëm më një detaj. Grida tha: “Financimi i blerjës së votës është një operacion kapilar, që fillon shumë më parë se dita e zgjedhjeve. Ashtu si shumë kohë më parë Makiaveli, një mendje tjetër e ndritur e Lindjes së Largët dhe e strategjisë thoshte që ‘Fitimtari e fiton luftën, shumë më parë se të zbresë në fushëbetejë, se në fushën e betejës, luftën e kërkon ta fitojë vetëm humbësi. Në një situatë të tillë, zonja e zotërinj, mund të bësh fushatë jo një muaj por një vit…”
Makiaveli është nga Firencë. Ndoshta ka ndonjë Firence andej nga Kina lindore, ndoshta… Më poshtë dy sqarime, një nga jeta e Makiavelit, kur ka lindur, ku dhe kur është ndarë nga jeta, video e Gridës si dhe harta e botës. Meqë filozofja e Lulit ngatërron Kinën lindore me Firencën po i sjellim edhe një hartë të botës. Me blu Lindja e Larget, pika e kuqe është Firence. Kjo e Italisë jo ajo e Gridës. Kjo që me avion është pak më shumë se 1 orë, atë të Kinës ende spo e gjejmë dot.
Nikolo Makiaveli
Nikolo Makiaveli (1469-1527) ka qenë politikan, shkrimtar politik, historian, dramaturg, filozof dhe hartues traktatesh. Dy janë veprat që krijuan një mendim politik dhe që i dhanë famë: Princi dhe Ligjëratat. Tek jeta dhe vepra e tij ndihet qartë krenaria dhe realizmi se ai krijoi shkencën moderne politike.Jeta e Nikolo Makiavelit shpjegon më mirë se çdo gjë tjetër mendimin e tij. Ai lindi në Firence, në vitin 1469 dhe ndërroi jetë më 21 qershor 1527.
Lindja e larget
Lindja e Largët (ose Lindja e Largme) është emërtim për vendet e Azisë Lindore përgjatë Oqeanit të Qetë. Shpesh nënkupton edhe Azinë Juglindore dhe atë Lindore, ndërsa nganjëherë edhe pjesën më lindore të Rusisë, pra lindjen e largët ruse dhe regjionin perëndimor të Oqeanit të Qetë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



