E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U vra nga kunati se nuk u largua nga shtëpia, autori dhe viktima ishin me urdhër mbrojtje
Publik News

U vra nga kunati se nuk u largua nga shtëpia, autori dhe viktima ishin me urdhër mbrojtje

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmë në Bathore, ku u vra 34-vjeçarja Jetmira Hasani, nga kunati i saj 31-vjeçari Agron Tanushi, për motive të dobëta.

Autori i cili vijon të jetë në arrati, për të vrarë kunatën ka përdorur 1 armë zjarri tip pushkë dhe një bajonetë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 4 gëzhoja, në cilësinë e provës materiale.

Një detaj i ri është se viktima si dhe autori kanë qenë të pajisur me urdhër-mbrojtje. Kjo ka ndodhur pasi që kur kunata ishte ndarë me vëllain e autorit, ata ishin përfshirë në konflikte pronësie për banesën vazhdimisht. Ajo jetonte në katin e parë të shtëpisë së tyre dhe kunati i kishte kërkuar që të largohej, gjë që viktima nuk e kishte bërë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.