E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO: Bujar Çela u vra me breshëri plumbash, autorët qëlluan me një pushkë dhe 2 pistoleta njëherësh, për 1 minutë
Publik News

FOTO: Bujar Çela u vra me breshëri plumbash, autorët qëlluan me një pushkë dhe 2 pistoleta njëherësh, për 1 minutë

Personi që shikoni në foton e mësipërme është Bujar Çela, vëllai i të kërkuarit Talo Çela, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm si pasojë e një atentati mafioz në Elbasan, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Mësohet se 50 vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga makina tip Mercedes Benz dhe po ulej në lokal për të pirë kafe. Tre autorët kanë qëlluar të gjithë, njëkohësisht, drejt Bujar Çelës duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në drejtim të tij janë shkrepur më shumë se 20 plumba, nga dy armë zjarri pistoleta dhe një pushkë. Për 1 minutë autorët kanë shkrehur të gjithë plumbat mbi trupin e Bujar Çelës.

Viktima është qëlluar nga vrasës profesionistë, të armatosur dhe të maskuar, të cilët nuk i kanë lënë mundësi as të reagonte. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Policia e Elbasanit por dhe Forcat Speciale RENEA e FNSH nga Tirana që kanë nisur krehjen e zonës për kapjen e autorëve. Pak minuta pas kërkimeve, në fshatin Murrash, njësia administrative Papër, është gjetur një mjet tip Renault me targa AA 876 DC, tërësisht i djegur, i cili dyshohet se është i autorëve.

Bujar Çela punonte si taksist në zonë dhe priste udhëtarët që vinin nga Greqia.

Ndërkohë, pronari i lokalit ku nodhi ngjarja është shprehur për mediat se në momentin kur ka ndodhur vrasja ai ka qenë në banak dhe nuk i ka parë atetnatorët dhe as nuk ka dëgjuar të shtëna. Dola ka thënë ai vetëm kur pash Bujar Çelën që ra në tokë. “Pinte kafe në mëngjes. S’ka pasur probleme fare. Ka qenë shumë- shumë i mirë. Isha brenda kur ndodhi ngjarja”, është shprehur pronari i lokalit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.