gjyqtarja Mimoza Margjeka kërkonë leje nga SPAK: Vajza ka pasur hemoragji, s’kam të afërm
Gjyqtarja e Korçës Mimoza Margjeka kërkon leje nga SPAK për të takuar vajzën e saj, e cila sipas gjyqtares ka pësuar hemoragji dhe mjeku ka rekomanduar të shkojë te specialisti.
Margjeka ndodhet në “Arrest shtëpie” pasi sipas SPAK ka kërkuar 6 mijë euro për të liruar nga burgu një person të dënuar, ndërsa bashkëshorti i saj që do të merrte dhe paratë, është lënë nga gjykata në masën “Arrest me burg”. Në këto kushte, gjyqtarja Margjeka thotë se s’ka të afërm të tjerë dhe kërkon leje të ndjek mjekimet e vajzës.
“Vajza ka pasur gjendje hemoragjie. Mjeku ka rekomanduar vizitë të vajzës te specialisti. E pamundur të asistoj vizitat e mjekimit të vajzës. Nuk kam njerëz të tjerë të afërm të më ndihmojnë”, mësohet të ketë kërkuar ndër të tjera gjyqtarja Margjeka nga SPAK. Kërkesa e saj për leje nuk është miratuar ende.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



