E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia: Shoqërohen 6 persona, përfshirë autorin e ngjarjes
Lajme

Policia: Shoqërohen 6 persona, përfshirë autorin e ngjarjes

Policia e Durrësit reagoi zyrtarisht pas plagosjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 13 të qytetit.

Policia nuk ka preferuar të japë detaje rreth të arrestuarit për arsye hetimore.

Policia sqaron gjithashtu se pas një konflikti me mjete të fortë, janë përdorur armët e zjarrit, ku janë plagosur shtetasit A.B., dhe E.Gj. Ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.