Operacion antidrogë në Kombinat, arrestohen 4 persona
Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Kombinat, Tiranë gjatë një operacioni antidrogë.
Bëhet me dije se 4 janë arrestuar, ndërsa mjë person po procedohet në gjendje të lirë.
Të arrestuarit janë Erjon Korteshi dhe vëllai i tij, Armand Gashi, Ardian Kanina e Genci Rapo, raporton ‘ABCnews’.
Pak ditë më parë në pranga ka rënë edhe babai i Erjon Korteshit, Reshit Korteshi, i cili është arrestuar pasi akuzohet se shpërndate lëndë narkotike.
Mësohet se janë sekuestruar 5 doza heroninë dhe një sasi parash.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



