E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Pagat rriten me 40%’, ministrja Denaj jep shifrën: Ja sa do të shkojë rroga e një mjeku
Publik News

‘Pagat rriten me 40%’, ministrja Denaj jep shifrën: Ja sa do të shkojë rroga e një mjeku

Ministrja e Financave Anila Denaj ka thënë se pagat për mjekët dhe infermierët do të rriten me 40%.

E ftuar në emisionin “Open” ajo u pyet nga moderatorja nëse mund të tregonte me përafërsi shifrën që do të përfitonte një mjek, ndërsa përgjigja e ministres ishte se rroga e një mjeku do të shkojë deri në 1.2 milionë lekë të vjetra.

“Gjatë 7 vjetëve të qeverisë Rama, pagat e personelit mjekësor janë rritur. Janë rritur 21% për mjekët de 26% për infermierët. Tani kjo rritje do të shkojë 40% për të gjithë personein mjekësor”- tha Denaj.

Si përkthehet kjo në vlera?- e pyeti Eni Vasili.

“Ndahet në kategori. Vlera shkon ndryshe për infermierët, ndryshe për mjekë speciaistë. Po themi një shifër mesatare, janë 110 000 mijë deri në 125 000 lekë të reja”- tha Denaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.