E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-gruaja e  71-vjeçarit që  ekzekutoi RENEA,dyshohet se gënjeu Policinë
Publik News

Ish-gruaja e 71-vjeçarit që ekzekutoi RENEA,dyshohet se gënjeu Policinë

Floresha Zhidru, ish-bashkëshortja e 71 vjeçarit Lefter Zhidru i cili u ekzekutua pasditen e të enjtes nga RENEA, mund të hetohet nga prokuroria për vepren penale moskallëzim krimi.

elbasan qellon lefter

Pas denoncimit qe ajo beri sot ne Polici, per shkak se ishte dhunuar nga i moshuari, dhe kur Lefteri nisi te shtenat mbi efektivet, ajo eshte pyetur te tregonte cfare mbante ne shtepi ish-burri i saj pervec armes me te cilen po qellonte.

Mësohet se ajo ka thënë per policinë se ish-bashkëshorti i saj kishte vetem kallashnikovin.

Por pas operacionit te RENEA, grupi hetimor gjeti ne shtepine ku qendroi i ngujuar per pese ore i moshuari, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.

Por me pas, gjate marrjes ne pyetje, Floresha i ka qendruar versionit te pare, duke deklaruar se nuk e dinte faktin qe ne banese ndodheshin keto municione.

Edhe vajza e saj gjithashtu ka mohuar te kete pasur dijeni se ne banese kishte municione.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.