Artan Shkëmbi u pezullua se dekonspironte operacionet, komandohet kreu i ri i OFL-së
Oficeri Hekuran Bregu është kreu i ri i komanduar në krye të Operacionit Forca e Ligjit (OFL).
Bregu komandohet në këtë detyrë pasi sot është pezulluar nga ky post Artan Shkëmbi, i cili akuzohet për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor. Pezullimi i tij është kërkuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pas informacioneve të partnerëve ndërkombëtarë.
Pezullimi i tij nga detyra erdhi në një moment kur ai kishte kaluar vettingun dhe u konfirmua në krye të Departamentit të Policisë Kriminale, si i përshtatshëm.
Hekuran Bregu është një oficer karriere, me eksperiencë ne hetimin e krimeve të rënda dhe në hetimin kundër krimit ekonomiko- financiar. Newsbomb.al mëson se oficeri Hekuran Bregu, tashmë i komanduar në krye të OFL-së, ka marrë “Medalje Nderi” nga vetë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, për shërbimin në radhët e Policisë së Shtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



