E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD padit në gjyjatë Erjon Veliajn, pêr shpifje ndaj Lulzim Bashës
Publik News

PD padit në gjyjatë Erjon Veliajn, pêr shpifje ndaj Lulzim Bashës

Padia penale argumenton se “Erion Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur për kundërshtarin politik, me qëllim që t’i dëmtojë imazhin zotit Basha”.

Mësohet se padia konsideron si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se:
1. Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë.
2. Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë. 3. Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje”
.

Në padinë e ngritur nga PD, theksohet se: “Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në padinë e ngritur ndaj Erion Veliajt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.