E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ditët në vijim, vendimtare për shëndetin e presidentit Trump
Publik News

Ditët në vijim, vendimtare për shëndetin e presidentit Trump

Pasi u infektua me koronavirusi, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shtrua në spital. Mjeku i presidentit tha të shtunën vonë se Trump po bënte mirë dhe kishte bërë “përparim thelbësor që nga diagnostikimi”. Z. Trump po kalon natën e tij të dytë në spital.

Disa orë më parë, në mesazhin video katër minutash, Z. Trump, i veshur me një xhaketë dhe këmishë pa kravatë, falënderoi mjekët dhe infermierët në Qendrën Kombëtare Ushtarake Walter Reed pranë Washington DC, ku ai po trajtohet.

“Unë erdha këtu, nuk ndihesha aq mirë, tani jam shumë më mirë,” tha ai, duke shtuar më vonë: “Gjatë periudhës tjetër prej disa ditësh mendoj se është prova e vërtetë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë dy ditëve të ardhshme “. Ai tha se donte t’i kthehej shpejt fushatës. Z. Trump përballet me Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Diagnoza pozitive e Covid-19, u bë publike nga presidenti në një postim në Twitter të premten. Kjo ka shkaktuar ndërprerje të fushatës dhe gjithashtu ka hedhur dyshime në përpjekjen e tij për të konfirmuar një gjyqtar të ri të Gjykatës së Lartë përpara ditës së votimit.

Çfarë dimë për gjendjen e zotit Trump?

Të shtunën në mëngjes, Dr Conley tha se presidenti nuk po i jepej oksigjen shtesë dhe kishte qenë pa ethe për 24 orë.

Presidenti pritet të qëndrojë në Walter Reed për “disa ditë”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Dr Conley tha se ai ishte “me kujdes optimal” në lidhje me gjendjen e Z. Trump por ai nuk mund të jepte një afat kohor për daljen nga spitali.

Sidoqoftë, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, shprehu shqetësim për gjendjen e Presidentit, duke thënë se ai nuk ishte ende në një rrugë të qartë drejt rimëkëmbjes.

Ai u tha gazetarëve se shenjat vitale të presidentit gjatë 24 orëve të fundit ishin “shumë shqetësuese” dhe se 48 orët e ardhshme do të ishin kritike.

Presidenti, 74 vjeç, i përfshirë në kategorinë me rrezikshmëri të lartë, deri më tani është trajtuar me një injeksion eksperimental të “koktejit” të ilaçeve antivirale.

Çfarë simptomash ka zt. Trump?

Të enjten, presidenti amerikan nuk u izolua menjëherë megjithëse ndihmësja e tij e ngushtë Hope Hicks pati rezultuar pozitive.

Në vend të kësaj ai mori pjesë në një tubim për mbledhjen e fondeve në qytetin e New Jersey, ndërsa thuhej se kishte simptoma të lehta në eventin e së enjtes.

Një burim për “The New York Times” i tha gazetës se ai pati zhvilluar simptoma të ngjashme me të ftohtin.

Ndërkohë bazuar në deklaratat zyrtare raportohet se Trump kishte “simptoma të lehta”.

Si u infektua?

Ende nuk dihet se si presidenti i SHBA-së e mori koronavirusin, mirëpo, në përgjithësi ai i ka “sfiduar” këshillat mjekësore. Rrallë herë është parë me maskë, e në të njëjtën kohë takohej me grupe të mëdha njerëzish.

Alarmi në Shtëpinë e Bardhë vërshoi kur Hicks doli pozitive. Ajo është një figurë në rrethin e ngushtë të Trump si dhe udhëtoi me të disa herë gjatë javës së kaluar.

 

Kush është tjetër i infektuar në Shtëpinë e Bardhë?

Trump njoftoi se gruaja e tij Melania, gjithashtu doli pozitive me koronavirus përmes një postimi në Twitter.

Nënpresidenti Mike Pence, rezultoi negativ po ashtu edhe djali i presidentit, Barron Trump.

Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i presidentit të cilët janë njëherësh këshilltarët kryesorë të Shtëpisë së Bardhë, gjithashtu rezultuan negativë si dhe Sekretari i Shtetit Mike Pomepo; Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin përfshirë Sekretari i Shëndetit dhe i Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar.

Ronna Mc Daniel, kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan, doli pozitive ditë më parë. Ndërkohë, lidhur me këtë rast shumë politikanë të tjerë, zyrtarë dhe oficerë ushtarakë që punojnë ose vizitojnë Shtëpinë e Bardhë u testuan të premten. Shumë politikanë të tjerë të lartë, zyrtarë dhe oficerë ushtarakë që punojnë ose vizitojnë Shtëpinë e Bardhë po testohen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.