E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BASHA  për KODIN ZGJEDHOR: Nuk ka FORMULË ZGJEDHORE që e shpëton këtë bandë…
Publik News

BASHA për KODIN ZGJEDHOR: Nuk ka FORMULË ZGJEDHORE që e shpëton këtë bandë…

Lulzim Basha duke folur per Kodin Zgjedhor perpara nje dyqani te nxjerre ne shitje ne Myslym Shyri

Lulzim Basha shfrytëzuar daljen e sotme në bizneset e rrugëve të Tiranës për të folur për seancën e sotme parlamentare ku pritet të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të kontestuara nga PD.

Por Lulzim Basha iu shmang hapave që do të ndërmarrë për këtë votim të sotëm. Ai tha se PD do të mundë PS në zgjedhje, ciladoqoftë formula që do të miratohet, edhe pse tha se do të kontestohet nga PD.

“Shkatërrimi i institucioneve të Shqipërisë është një nga arsyet pse kjo bandë ka vjedhur Shqipërinë. Pjesë e shkatërrimit të institucioneve, është edhe shkatërrimi I parlamentit. Hapat që duan të hedhin sot në kuvend janë thellësisht antikushtetuese, por mbi analizën që ia ka bërë ekspetrti I opozitës tregojnë tmerrin dhe frikën e Edi Ramës dhe të atyre që e rrethojnë nga procesi zgjedhor.

Nuk ka formulë që e shpëton Edi Ramën nga vota e popullit. Sikur vetëm premtimet e pambajtura dhe për efektin që kanë pasur këto, për litarin në fytin e shqiptarëve, Edi Rama do largohet me një votë plebishitare.

Do kontestohet cdo hap antikushtetues si ky I sotmi, në kundërshtim me 5 qershorit, por po ju them se nuk ka formulë që shpëton këtë bandë. Sot kemi një plan me pesë pika për të shpëtuar ekonominë. Ndërsa Edi Rama ka një plan për të vjedhur shqiptarët, dhe nuk ka plan për të ndihmuar njerëzit. Ata do të japin variantin e tyre. PD po bën gjithcka për interesin e njerëzve” tha Basha.

Do e konsideroni grusht shteti këtë? E pyet gazetarja.

“Cfarë kisha për të thënë e thashë. Ju lutem mbajeni mendjen te ekonomia dhe halli I përditshëm I njerëzve. Sot shumica e shqiptarëve do të shtrojë tavolinën vetëm me bukë. Hajdutët nuk ka gjë që ti shpetojë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.