E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të burgosurve në Peqin u bashkohen në grevën  e urisë edhe familjarët
Publik News

Të burgosurve në Peqin u bashkohen në grevën e urisë edhe familjarët

Prej 10 ditësh të burgosurit në burgun e Peqinit janë futu në grevë urie, sot grevës i janë bashkuar edhe familjaret jashtë ambienteve të burgut.

Ata kërkojnë që t’u plotësohen kërkesat të afërmeve të tyre në burg, të cilët janë të izoluar në sistemin e sigurisë së lartë ’41-BIS’. Si pasojë e izolimit të dënuarve u janë ndaluar vizitat me të afërmit.

Mirëpo bëhet me dije se në grevë urie janë futur edhe 150 të paraburgosur të burgut të sigurisë së lartë “313” në Tiranë.

Ata janë shprehur se prej disa muajsh i janë ndaluar takimet me familjarët dhe avokatët. Ndër të tjera ata janë shprehur se ushqimi dhe kushtet janë skandaloze.

Kujtojmë që ditën e djeshme është pushuar nga detyra drejtori  burgut të Peqinit Bukurosh Malluta për shkak të keqmenaxhimt të situatës në burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.