‘DIGJET’ kandidatura e KLEVIS BALLIUT, anëtarësia e PD në Korçë eleminon edhe ish-kreun e Bashkisë Pogradec
Anëtarësia e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës ka votuar ditën e sotme për kandidatët q ëdo të kalojnë në fazën tjetër për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Votimi ka prodhuar rezultate surprizë në degën e Pogradecit, ku është eleminuar nga anëtarësia ish-deputeti Klevis Balliu, një nga zërat më aktivë në PD, raporton newsbomb.
Mes të eleminuarve është edhe ish-kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, që nuk ia ka dalë të fitojë besimin e anëtarësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



