Meta tregon pse po i kthen ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Ai ka treguar se tashmë është i detyruar sepse Partia Popullore Europiane i ka bërë thirrje që ta kthejë mbrapsht ligjin.
Ai ka zbuluar se pas këtij momenti i ka shkruar një letër edhe partisë simotër të PS në Europë dhe socialdemokratëve që të ndërhyjnë te Rama në mënyrë që ata të mos e çojnë para këtë nisëm.
Pyetje: Ju keni deklaruar që do ta ktheni mbrapsht votimin e Kodit nga Parlamenti?
Meta: Nuk do doja ta ktheja mbrapsht se do dukej si një veprim burokratik. Pse ta kthej unë kur ata do ta votojnë, kot? Kur ata e kanë ndarë mendjen që duan ta bëjnë këtë gjë në kundërshtim me të gjitha normat. Por unë tani jam i detyruar se menjëherë pasi ata e votuan këtë çmenduri, pati një reagim nga partia Popullore Europiane.
PPE tha i bëjmë thirrje, ky është një akt që pengon integrimin, dhe i bëjmë thirrje presidentit thanë ata që ta kthejë mbrapsht dhe kryeministrit e mazhorancës të reflektojnë.
Unë jam i detyruar. Unë i kam bërë letër edhe Partisë Socialiste edhe socialdemokratëve të Europës. I kam kërkuar të ndërhyjnë te Rama, ndërhyni të partia juaj motër meqë ju e doni integrimin e Shqipërisë në mënyrë që Shqipëria ta kalojë këtë kusht të pashmangshëm, me qellim që të çelim negociatat.
Unë e theksoj, nuk kisha ndërmend ta ktheja, sepse ata nuk janë fëmijë, ata e kanë në ndërgjegje këtë akt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



