E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Janë rritur pagat dhe të punësuarit’, PD i përgjigjet Ramës: U mbyllën 38 mijë biznese, i vendose taksë dhe keqpërdore 16 mln euro
Lajme

‘Janë rritur pagat dhe të punësuarit’, PD i përgjigjet Ramës: U mbyllën 38 mijë biznese, i vendose taksë dhe keqpërdore 16 mln euro

Kryeministri Edi Rama tha sot në Asamblenë e PS segjatë qeverisjes së tij janë rritur punësimet dhe pagat në vend, ndërkohë që nuk janë prekur pensionet.

Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i PD. Përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, PD thotë se gjatëkohës së Ramës kanë mbyllur qepenin 38 mijë biznese si dhe 97% e shqiptarëve sot paguajnë më shumë taksa.

Sipas Tabakut, Rama është ai që keqpërdori 16 mln euro në një tender korruptiv për fiskalziimin që do t’i kushtojë bizneseve të vogla 2000 euro në vit.

Reagimi i plotë i Tabakut

Shqipëria e pagave më të uleta në rajon!

Shqipëria reale sot është ajo e 38 mijë bizneseve që mbyllen e 97% e shqiptarëve që paguajnë me shume taksa. Shqipëria e shtresës së mesme të nëpërkëmbur, e dijes së mbitaksuar. Shqipëria e borxhit publik 90%.

Shqipëria e atij që punon njësoj si fqinjët por merr rrogën mesatare më të ulët se kushdo në rajon.

Eshte I njëjti kryeministër që në shtator 2017 i vendosi bizneset me mbi 2 mln lekë xhiro që të paguajnë TVSH, të marrin një kontabilist dhe tiu dyfishohen kostot.

Edi Rama qe sot gjoja ka shqetësim biznesin e vogël eshte njeriu qe keqperdori 16 mln euro në një tender korruptiv për fiskalziimin që do t’i kushtojë bizneseve të vogla 2000 euro në vit. Eshte i njejti qe e shndërroi qeverinë në postiere të interesave të oligarkëve në kurriz të bizneseve të vogla. Të njeriut që mbylli mbi 50 biznese në ditë për dy mandatet e qeverisjes së tij.

Ne ditet me te veshtira te shqiptareve, ne kulmin e krizes dhe pandemise Edi Rama vazhdonte të jepte miliona euro për koncesionet. Jo me larg se dje, kryeministri qe sot i rikthehet premtime te vjetra te pambajtura, ka paguar 24 mil euro per inceneneratorin e Fierit, qe eshte thjesht nje godine bosh.

Kryeministri që mbylli shitoret dhe marketet e lagjes për t’i dhënë pushtet oligarkëve. Njeriu që uli tavanin e blerjeve online vetëm për t’i bërë nder oligarkëve të vendit.

Kush mund ta besojë një figurë të vjetër që i ka rënë dhe fantazia?! Askush!

Me të vërtetë Rilindja është e keqja më e madhe por dhe belaja më e madhe që u ra për pjesë shqiptarëve. Nga ky zullum e bela do të shpëtojnë në 25 prill.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.