E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i turret gazetares: Me cica apo mica  kjo është çeshtje personale
Publik News

Rama i turret gazetares: Me cica apo mica kjo është çeshtje personale

Ai kërkoi që Mejdini të mos e ndërpriste, ndërsa gazetarja u kundërpërgjigj duke thënë se nuk po i jepte mundësinë për të bërë pyetje dhe se po merreshin “me cic mice”.

Fatjona Mejdini: Zoti Rama?

Edi Rama: Ka mundësi mos më ndërpresësh ti?

Fatjona Mejdini: Jo nuk kemi asnjë lloj mundësie për të folur, për të bërë pyetje. Sepse ju po merreni vetëm me ‘cic mice’ dhe unë kam shumë pyetje.

Edi Rama: Se me çfarë merremi ne, kjo është puna jonë.

Fatjona Mejdini: Unë kam ardhur këtu për t’ju bërë pyetje.

Edi Rama: Ka mundësi një minutë zonjë, kjo është puna e atij dhe kjo është puna ime. Me Cica apo me mice, kjo është çështje personale, e para. E dyta, kur tjetri pyet edhe për Covidin, turizmin dhe Maqedoninë dhe Australinë, zgjerohet përgjigja. Ka mundësi zonjë, më fal tani se kur shoh të rinjtë kur vijnë them ishalla vijnë me tarbjate të tjera, ju vini dhe jeni më keq se këta që janë veteranë. Qetësohu, kur të të vija radha bëj pyetje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.