E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Vendi po shkon drejt kolapsit
Publik News

Basha: Vendi po shkon drejt kolapsit

 

 

“Për fat të keq skenari po ndodh, numri i viktimave po rritet, të papunët po rriten, ekonomia dhe shëndetësia po shkojnë drejt kolapsit. I gjithë qëllimi ynë ka qenë t’ia dilnim përpara kësaj të keqe.

Kryeministri është i lodhur, pa ide pa vizion dhe pa pasion, por me pasion vetëm për të vjedhur.  Prandaj jam ditë për ditë para jush për të bërë atë që kam në dorë. Presionin maksimal. Nuk bëhet fjalë për interesin tim, por për jetën e shqiptarëve, për ekonominë e miliona shqiptarëve. Kjo është arsye pse po bëj këtë përpjekje të përndritshme”, tha Basha.

Basha tha se Rama po përpiqet që të fshehë dështimin e tij.

“Rama po përpiqet të fshehtë dështimin e tij katastrofik. Po hedh në kosh sakrificat e qytetarëve. 22 vjet ka Rama që këtë punë bën. Me batuta dhe sjellje ordinere.  Unë kam 30 vjet që e ndjek politikën dhe nuk kam parë një çakërdisje të tillë dhe për shkak të asaj çakërdisje shumë prej pyetje dje nuk morën përgjigje”, u shpreh Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.