‘Shqiponjat’ prangosin në Livadh personin që dyshohet se vrau biznesmenin Niko Goro
Kliti Leka, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Niko Goro, është kapur nga Policia rreth një orë pas ngjarjes.
Paraprakisht bëhet me dije se autori i dyshuar i vrasjes është kapur në fshatin Livadh, pak kilometra larg Himarës dhe vendit ku u vra Niko Goro. Sipas Policisë, 53 vjeçari nga Tirana ka qenë në ndjekje, ndërsa është gjetur makina dhe arma e vrasjes së biznesmenit.
Niko Goro, biznesmen dhe ndërtues i njohur, është vrarë mëngjesin e sotëm në Himarë. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të shëtitiores së Himarës, në orën 08.55. E plagosur nga breshëria e plumbave ka mbetur dhe motra e Goros, e cila ka dalë para plumbave për të mbrojtur të vëllanë.
Njoftim nga Policia: Himarë
Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë.
Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.
Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



