Ish-deputetja e LSI-së, i del në mbrojtje presidentit Ilir Meta pas replikave me kryeministrin Edi Rama.
Mehmetaj thotë se Ramën “nuk e shpëton dot inati që ka me presidentin”, ndërsa i kërkon të “japë llogari për 75 milion eurot e inceneratorëve dhe grevën e naftëtarëve”.
Reagimi i ish-deputetes së LSI, Mehmetaj:
Edi Rama nuk të shpëton dot inati që ke me Presidentin!
Ilir Meta ka qen Komandant i LSI dhe të shkon apo jo përshtat ty tani është Komandant i Forcave të Armatosura, ndërsa ti nuk je as komandant i kotecit tënd.
Nuk ushqehen shqiptarët me pallavrat e tua. Jep llogari për 75 milion eurot që ke çuar tek inceneratorët fantazëm dhe për djersën e gjakun e naftëtarëve që janë sot në grevë urie. Për këto fol ti, jo për parrulla boshe që nuk ti dëgjon më asnjëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



