Një shtetas i paidentifikuar është gjetur pa shenja jete në kryeqytet
Sipas policisë, ai u gjet në një objekt të braktisur.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.10.2020, rreth orës 13:01, në rrugën “Mine Peza”, në një objekt të braktisur është gjetur pa shenja jete një shtetas endacak ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



