E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati i mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Andon Dhima, Gjykata jep masat për katër të arrestuarit
Lajme

Atentati i mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Andon Dhima, Gjykata jep masat për katër të arrestuarit

Gjykata e Tiranës në lë burg katër të arrestuarit e dyshuar si autorët e atentatit të mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Andon Dhima.

Gjykata ka dhënë masën “arrest në burg” për Mariglen Matohitin, Grid Lenon, Altin dhe Enea Hoxhën.

Altin Hoxha dhe Grid Leno dyshohet se janë dy personat që do të kryenin vrasjen e biznesmenit, si# u pa edhe në videon e publikuar nga ky i fundit, teksa e ndoqën nga pas dhe hynë për ta ekzekutuar në hyrjen e pallatit. Ndërsa dy të dyshuarit e tjerë mendohet të kenë patur rolin e ndihmuesit.

Mëngjesin e sotmën, Gerta Matohiti, motra e Grid Lenos dhe bashkëshorte e Mariglen Matohitit pretendoi pafajësinë e të akuzuarve, duke rrëfyer edhe alibinë. Ajo tha se ditën dhe orën që policia pretendon se dy të akuzuarit janë filmuar duke tentuar të vrasin biznesmenin, Marigleni dhe Gridi kanë qenë në restorantin e tyre duke shërbyer, çka thotë se mund ta provojë me video.

Gjatë operacionit për arrestimin e tyre u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën autorët e dyshuar do kryenin krimin, automjeti me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.