E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarët në studio: Policia e lidhur me krimin
Lajme

Gazetarët në studio: Policia e lidhur me krimin

Rritja e kriminalitetit dhe lidhja e personaliteteve politike me banda të strukturuara kriminale, ka bërë që debati për këtë çështje në media dhe jo vetëm, të ndizet e të marrë flakë.

Të ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’ të gazetares Eni Vasili, gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka hedhur akuza të forta në drejtim të policisë dhe politikës lokale.  Sipas Lalës, pjesa dërrmuese e zyrtarëve lokalë kanë bashkëvepruar me bandat, e kësisoj policia lokale nuk mund të bëjë asgjë në luftën kundrejt krimit të organizuar.

“Një burim i imi nga prokuroria në Shqipëri më njofton se klani i Habilajve në Vlorë ka lidhje të fortë me një pjesë të kupolës së Policisë së Shtetit.” – u shpreh Lala.

Por përballë Lalës, ndodhej edhe gazetari tjetër i njohur i kronikës, specialist në marrëdhëniet me prokurorinë, policinë dhe gjykatat, Artan Hoxha, i cili teksa pranoi akuzat e ngritura nga kolegia Lala, ka përsëritur një tjetër akuzë. Ai tha se ka urdhërarreste ndërkombëtare të cilat fshihen nga policia. Ai u bëri thirrje autoriteteve që të publikonin të kërkuarit nga drejtësia ndërkombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.