Meta falenderon McAllister dhe i bën thirrje maxhorancës: Ka ende kohë për reflektim
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka falenderuar Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, z.David McAllister, për reagimin e tij ndaj maxhorancës së vendit, e cila është shprehur së fundmi se nuk ka kohë për të pritur, teksa nesër do të votohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
McAllister u shpreh i shqetësuar për këtë ngutje të qeverisë shqiptare, teksa u shpreh se kjo mund të shkaktojë krizë politike para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Duke falenderuar McAllister, të cilin ai e konsideron një mik të çmuar të Shqipërisë, Kreu i Shtetit bën thirrje për reflektim, pasi sipas tij ka ende kohë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




