E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama prezanton ekspertët e Komitetit Teknik dhe ironizon Bashën: Sëmundjen e shpifjes nuk ta shërojnë dot as profesorët e nderuar
Publik News

Rama prezanton ekspertët e Komitetit Teknik dhe ironizon Bashën: Sëmundjen e shpifjes nuk ta shërojnë dot as profesorët e nderuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku prezanton ekspertët e Komitetit Teknik, të cilët përcaktojnë strategjinë e gjurmimit të Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se këta ekspertë udhëzojnë qeverinë në ama shkruan se këta ekspertë udhëzojnë qeverinë në çdo hap për masat e nevojshme që duhen marrë në përballimin e pandemisë së koronavirusit.

Përmes videos së publikuar, Kryeministri ka ironizuar edhe kreun e PD-së, i cili sipas Ramës, këta ekspertë nuk i njeh vetëm Lulzim Basha, i cili “sëmundjen ngjitëse të shpifjes nuk mund t’ia shërojë dot asnjë prej këtyre profesorëve të nderuar, të cilët ai i konsideron si fasadë dhe të pavërtetë.”

“Kush janë ekspertët e Komitetit Teknik që përcaktojnë strategjinë e gjurmimit të Covid19 dhe udhëzojnë qeverinë në çdo hap për masat e nevojshme kundër Armikut të Padukshëm”, shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.