E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trumpo apo Biden ? Cfarë do të ndodhë nesër ne mbremje me zgjedhjet ne Amerike!
Publik News

Trumpo apo Biden ? Cfarë do të ndodhë nesër ne mbremje me zgjedhjet ne Amerike!

Shkurtimisht në pika të përmbledhura (video ime e mbrëmjes së sotme) do të shpjegoj cfarë pritet të ndodhë nesër në Amerikë për miqtë që më kërkuan ta përmbledh atë që kam folur shkurtimisht sonte, për arsye të ndërhyrjeve në video si zakonisht.
1- Votimet me postë janë nevojë e Biden dhe e demokratëve nda ata i nxisin përkrahësit e tyre për të votuar me postë.
2- Votimet në qendrat e votimit janë në interesin e Trump dhe të republikanëve ndaj ata i nxisin votuesit e tyre të votojnë në qendrën e votimit.
3- Pjesa me e madhe e votave që do të vijnë nga posta jane te Biden.
4- Do të votojnë me postë ata që përtojnë të presin në radhë të gjata dhe ata që kanë frikë nga Korona e kështu me radhë. Pra të nxiturit nga Biden.
5- Cfarë është posta në Amerikë?
Posta e Amerikës është kompani shtetërore që mban veten. Pra vetëfinancohet.
Historia e Postës në Amerikë vjen nga 1776. Pra kompania me e vjetër në Amerikë.
Qëllimi i kompanise nuk eshte vetëm fitimi por është sherbimi i qytetareve amerikane kudo qe ata ndodhen.
Kompania po falimenton dhe sot ka borxhe 161 miliarde dollare.
Arsyet e falimentimit jane te shumta.
Kompania ka njoftuar Kongresin Amerikan se po nuk u ndihmua me 50 miliardë dollare mbeshtetje dhe 25 miliarde kredi ajo do te falimentoje para fundit te vitit.

Kongresi leviz menjehere per te ndihmuar Postën.
Kongresi kontrollohet nga Demokratet e (Biden)
Kongresi pergatiti një paketë ndihme për Postën me 25 miliarde dollare.
Qe kjo shume ti kaloje kompanise duhet te marre miratimin e Senatit qe kontrollohet nga Republikanet e Trump.
Trumpi vjen nga Republikanet qe kontrollojne Senatin dhe eshte prej atyre qe refuzojne qe te votohet me poste.
Senati refuzoi mbeshtetjen sepse kjo kompani eshte e falimentuar dhe e marre fund. Pra nuk ka shpëtim. E vetmja zgidhje eshte privatizimi I saj thonë të djathtët amerikanë.
Kjo kompani do të dështojë po vazhdoi kështu.
Louis De Joy bisnesmen Republikan mbeshtetes i Trump emerohet prej Trump para kater muajsh drejtor i postes.

Luis De Joy beeri disa reforma te veshtira. Shkurtime ne vendet e punes dhe disa procese te tjera te veshtira dhe shume te komplikuara.

Demokratet thane se goditja e postës eshte nje perpjekje e Trump per te goditur votimin me poste.

32 shtete amerikane nuk do te pranojne asnje votim nga posta pas dites se votimit.

Shtete e tjera qe do te pranojne votime me poste pas dites se votimitjanë më pak por kjo tregon gjithësesi qe do te zgjase shume procesi i numerimit që mund të shkojë në nje jave ose dy.

Kjo lloj vonese ne daljen e rezultateve do te jete nje arme e forte ne duart e Trump per te deklaruar falsifikimin e zgjedhjeve të dala nga kutitë postare.

Cfare do te ndodhe në fund të datës 3 nentor? Neser mbrëma?
Do te kete rezultate te para të votave qe kane shkuar dhe kane votuar tek qendrat e votimit date tre nentor.
Ata qe kane votuar me poste do te numërohen pak me vonese.
Ne kete rast Trump do te jete fitues i padiskutueshem ne rezultatet e para.
Ai do të dalë në këtë rast dhe do të thotë: Une jam fituesi dhe nuk me interesojne me votat e postes sepse ato jane te falsifikuara.
Biden refuzon dhe krijohen tensione.
Si zgjidhet?
Shkojnë në Gjykatën Supreme.

Gjykata Supreme ka 9 anetarë. Pjesa më e madhe janë pro Trump.
Biden ka akuzuar Trump qe ka emeruar nje anetare te kesaj gjykate para pak kohesh pasi kishte nderruar jete nje anetare tjeter.

A mundet Gjykata te marre vendim te njeanshem?
Eshte pak e veshtire, po te shohesh historikun.

Skenari i pare: Trump fiton votat e qendrave te votimit dhe nje pjese te votave me poste.
Ketu fiton Trump dhe historia mbyllet nesër mbrëma edhe nese ka pak diference me Biden.
Nese Biden fiton votat e qendrave te votimit (pothuajse e pamundur të ndodhë) dhe pjesen me te madhe te votave te postes që pritet ti fitojë ndryshon skema.
Nese ndryshimi i votave eshte i paket do te kete tension.
Nese ndryshimi eshte i madh shume, as Republikanet as Gjykata Supreme nuk e mbron dot Trump.

Nese nuk ka nje rezultat te zgjedhjeve dhe nje vendim se kush do te jete Presdident. Demokratet thone se Kushtetuta parashikon se Amerika do te drejtohet deri ne zgjedhjen e nje Presidenti apo deri ne daljen e rezultatevenga Nensi Pelusi që do te drejtoje (sipas tyre) deri ne 20 Janar.
A do te kete tensione ?
Presidenti i ri me 20 Janar vendos rregullin, sipas një pjese. Një pjesë tjetër thotë tensioned zgjasin disa muaj dhe nuk dihet ku shkojmë.
3.5 milion vota te postes elektronike nuk do te njihen nga Trump

Kush do qe te fitoje do te kete beteja të ashpra ligjore thotë një skenar tjetër.

Biden ka thene do ta nxjerre Trump me ushtri nga Shtepia e Badrhe nese nuk del vetë.

Trump nuk e leshon Shtepine e Bardhe pas betejes ligjore.

Nëse Trump shpallet fitues:

Tregjet amerikane jane me te qeta me fitoren e Trump.
Trump do te hakmerret ndaj Kines.

Biden do te qetesoje marredheniet me Kinen.
Trump drejton trenin e botes per hakmarrje ndaj Kines.

Strategjia e Trump do te jete ose hakmarrje e shpejtë ose me afat pak më të gjatë.
Nese fiton Trump Evropa do ta pertype gjithcka ka ndodhur dhe do te prese qe te korigjoje dicka ne mandatin qe do te pasoje Trump.
Situata e mbështetjes brenda:
Trump ka mbeshtetur kompanite e naftes ne mes te krizes së tyre më të madhe.
Kompanite e teknologjise jane me nje kembe tek Trump dhe nje kembe tek Biden.
Skenari i keq:
Edhe gjashte muaj shkaterrim ekonomik i madh.

Lufta e Trump me Evropen dhe Kinen.
Do te levize pa pyetur fare Organizaten Boterore te Tregetise.
Perplasja e Evropes me Kinen lidhur me Huëauei eshte per llogari te saj jo per llogari te presionit te Trump sepse prej kesaj perfiton gjigandi Finlandez evropian Nokia.

Kjo është loja e më e madhe e Planetit nesër, sipas kërkimeve të dhënave dhe këndvështrimit tim modest!
Ju falenderoj për interesimin e jashtzakonshëm dhe shpërndarjet e jashtzakonshme të videos!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.