Reagon qeveria e Kosovës: Askush nuk mund të gjykojë luftën tonë për liri…
Sipas njoftimit, Qeveria thotë se, beson thellë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit.
“Qeveria beson thellë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit, që mbetet një nga periudhat më të ndritshme të historisë. Askush nuk mund të gjykojë luftën tonë për liri.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për çlirimin e vendit tonë, për mbrojtjen e pragut të shtëpisë e jo në tokë të huaj dhe si e tillë gëzoi mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, që kulmoi me fushatën e bombardimeve të NATO-s.
Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa vendim përfundimtar të organeve kompetente të drejtësisë. Bartësit e institucioneve, si dhe qytetarët e Kosovës kanë qenë gjithmonë dhe vazhdojnë të jenë shembull për respektim dhe bashkëpunim me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, raporton gazeta Zeri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



