E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Do të shes veshkën për të paguar qiranë..
Publik News

Do të shes veshkën për të paguar qiranë..

Një 53 vjeçare nga Tirana preku qytetarët me historinë e saj, pasi kërkonte të shiste veshkën për të përballuar jetesën.

Gjatë një telefonate në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Samije Gerberti tha se nuk mund të paguante dot qiranë e shtëpisë për shkak të mungesës së të ardhurave.

Pasi u njoh me rastin, Ministria e Shëndetësisë u kujdes që t’i mundësonte një vend pune pranë QSUT-së.

Tashmë Samija do të punojë si sanitare në QSUT dhe puna do t’i mundësojë edhe bashkimin me tre fëmijët e saj, që i kishte dërguar në jetimore për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Ajo ka falënderuar Ministren dhe Drejtorinë ëpr mundësinë e dhënë.

“Ju faleminderit juve dhe ministres, kaq shumë lekë sa rroga, nuk i kam parë ndonjëherë”, tha 53-vjeçarja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.