E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mundësitë që presidenti amerikan të mbetet në Shtëpinë e Bardhë
Publik News

Mundësitë që presidenti amerikan të mbetet në Shtëpinë e Bardhë

Edhe pse kandidati demokrat Joe Biden është i favorizuar për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA, sërish ekziston mundësia që Donald Trump të përmbysë rezultatin dhe të mbetet në Shtëpinë e Bardhë.

Por cilat janë mundësitë e dy kandidatëve për të fituar?

Joe Biden

Kandidatit demokrat Biden i duhet vetëm të ruajë rezultatin në Nevada për t’u shpallur fitues, pasi 6 votat e Kolegjit në këtë shtet do ta çonin në 270, aq sa i duhet një kandidati për t’u shpallur fitues.

Donald Trump:

Janë 5 shtetet e mbetura në të cilat Donald Trump duhet të fitojë, në mënyrë që të shkojë në 271 vota të Kolegjit dhe për të marrë edhe një mandat tjetër si President i SHBA.

Aktualisht Trump është në avantazh në 4 prej shteteve: Pensilvani, Karolina e Veriut, Georgia dhe alaska, ndërsa është në disavantazh të vogël në Nevada.

Nëse Trump e ruan avantazhin në këto 4 shtete, e gjithë vëmendja do të jetë në Nevada, shteti me vetëm 6 vota Kolegji që do të vendoste presidentin e 46 të SHBA.

Shteti surprizë që mund të sjellë përmbysjen e madhe:

Pothuajse të gjitha mediat ndërkombëtare kanë vendosur Joe Biden si fitues të Shtetit të Arizonas, por kur kanë mbetur më shumë se 250 mijë vota të panumëruara, Biden është në avantazh me 70 mijë vota.

E vështirë për Trump që të bëjë përmbysjen në këtë shtet, por “kurrë mos thuaj kurrë”, pasi e njëjtë ishte përmbysja e Biden në Uiskons dhe Miçigan, apoe dhe në Arizona, ku Trump fillimisht ishte në avantazh ndaj Biden.

Pra, mundësitë më të mëdha të Trump janë fitoret në 5 shtetet e lartpërmendura, që do të lejonin presidentin amerikan të qëndronte edhe për 4 vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë, megjithatë mbetet vetëm të pritet deri në përfundim të numërimit të votave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.