Kështu, në Pensilvani ku është përqënssruar e gjithë vëmendja, bashkë me Nevadan dhe Xhorxhian, Joe Biden nga një diferencë prej 1 mijë votash, ka kaluar tashmë në gati 30 mijë vota para. Nga 99% e votave që janë numëruar në këtë shtet, Joe Biden ka fituara 3,337,069 vota (49.6%) kurse Trump ka marrë 3,308,192 vota (49.2%).
Edhe në Nevada, rezultati ka ndryshuar dukshëm në favor të Biden. Demokrati ka marrë 632,558 vota (49.8%) dhe republikani Trump 609,901 vota (48%). Po kështu, në Xhorxhia Joe Biden kryeson me afro 4 mijë vota para. Ai ka 2,456,845 mijë vota (48.4%) dhe Donald Trump 2,452,825 mijë vota (49.3%).
Të tre këto shtete kanë në total 42 mandate, respektivisht Pensilvania 20, Nevada 6 dhe Xhorxhia 16 mandate. Që një kandidat të shpallet fitues i zgjehdjeve ai duhet të marrë 270 mandate.Joe Biden ka marrë deri tani 264 mandate dhe i duhen vetëm 6 të tjera, kurse Donald Trump ka 214 mandate.



