Fitorja e Joe Biden, Pompeo i sigurtë: Rotacioni i qetë, Administrata Trump nuk do të bëjë aspak rezistencë
Kolegji zgjedhor do të konfirmojë zyrtarisht fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA të Joe Biden më 14 dhjetor dhe tanimë ka nisur puna për formatimin e stafit.
Por, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo paralajmëron se Biden nuk do të ndryshojë shumë nga adminitrata e Donald Trump, teksa konfirmon se do të ketë një tranzicion të qetë.
“Ne do të numërojmë të gjitha votat. Kur procesi të përfundojë, do të ketë edhe një fitues. Ka një proces që do t’i shkohet deri në fund. Do të jetë Kushtetuta ajo që do e përcaktojë qartë. Por them me bindje të plotë se Biden do të bëj pak ndërhyrje në administratën që kishte Trump,” tha Pompeo.
Pak republikanë nga administrata e Trump kanë pranuar jo publikisht humbjen përfshirë udhëheqësin e shumicës së Senatit Mitch McConnell, i cili mbështet fort Donald Trump për ta dërguar rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit në Gjykatën Kushtetuese.
Zyrtarët e zgjedhjeve nga të dy partitë politike kanë deklaruar publikisht se votimi shkoi mirë. Vëzhguesit ndërkombëtarë gjithashtu konfirmuan se nuk kishte parregullsi serioze.
Është raportuar se ndihmësit e Trump dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë janë të vetëdijshëm se sfidat e tij ligjore për rezultatin e zgjedhjeve kanë pak shanse për sukses dhe se Republikani ka humbur kundrejt Biden, por nuk duan të pranojnë publikisht humbjen para presidentit Trump.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



