PD ja thotë troç Ramës:Shqiptarët janë lodhur me gënjeshtrat dhe batutat e tua, ti je Kryetar i denjë i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur
Partia Demokratike vijon sulmet në distancë ndaj kryeministrit Edi Rama.
Përmes një shënimi në facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se shqiptarët janë të lodhur me gënjeshtrat dhe batutat e Kreut të Qeverisë.
Ai e cilëson si të dështuar qeverinë aktuale, pa asnjë ide dhe bilanc, teksa akuzon Ramën se është i lidhur me me krimin e organizuar.
Shënimi i Bardhit
Vazhdo tek plehrat se je mirë.
Mos harxho kohën kot me procesin transparent të përzgjedhjes së kandidatëve nga PD bashkë me qytetarët, sepse nuk të beson më askush për asgjë. Shqiptarët janë mbingopur nga gënjeshtrat dhe batutat e tua të lodhura.
Ti dhe Qeveria jote e dështuar nuk ka asnjë lidhje me qytetarët. Prandaj nuk ke as bilanc, as ide, as zgjidhje për hallet e shtuara të qytetarëve. Ke qënë, je dhe do të mbetesh vegël në dorën e krimit të organizuar dhe Kryetar i denjë i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



