E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD nxjerr dokumentin për Besart Kadian: E shkarkuam që në 2019, krijoi lëvizje politike të financuar nga klientë të qeverisë
Publik News

PD nxjerr dokumentin për Besart Kadian: E shkarkuam që në 2019, krijoi lëvizje politike të financuar nga klientë të qeverisë

Ditën e sotme bëri bujë lajmi i emërimit të Besart Kadia-s si zv.ministër i Financave, pasi më herët kishte mbajtur postin e sekretarit për sipërmarrjen e lirë në Partinë Demokratike dhe ka shërbyer si këshilltar i Bashës.

Ndërkohë për këtë çështje ka reaguar në mënyrë zyrtare edhe Partia Demokratike, e cila me anë të një dokumenti tregon se e kanë shkarkuar Kadian që në vitin 2019, pasi ksihte krijuar një lëvizje politike të financuar nga klientë të qeverisë.

”Z. Besart Kadia, është shkarkuar nga funksioni i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PDSH, që më datë 5 Nëntor 2019, për shkak se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternativa”, e financuar sipas informacioneve të verifikuara nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencial të Qeverisë. Që nga ajo datë z. Kadia nuk ka asnjë funksion në PD dhe nuk mund të ketë as në të ardhmen. Atij i është hequr e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në strukturat e Partisë Demokratike, për shkelje të parimeve bazë të funksionimit të PDSH, të sanksionuar në nenin 9 të Statutit të PDSH-së.”– shkruan PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.