Zëvendës Guvernatori i Texasit jep shpërblim : 1 milion dollarë për këdo që ka prova për manipulimin e votave në Amerikë
Zëvendës Guvernatori i shtetit të Texas, Dan Patrick, është shprehur se kushdo ka informacion rreth manipulimit dhe vjedhjes së zgjedhjeve presidenciale do të shpërblehet me 1 milion dollar nga politikani.
Patrick në deklaratën e tij u shpreh se do ofrojë para të cilat do vijnë nga fondi i fushatës për të mbështetur betejën ligjore të Trump. Republikani tha se “Informatorët duhet t’i dorëzojnë provat e tyre për trupën gjykuese të çështjes së Donald Trump”.
Fushata e republikanëve kërkon rinumërimin e votave dhe përjashtimin e votave të jashtëligjshme të ardhura nëpërmjet postës. Kujtojmë se presidenti aktual Trump nuk ka paraqitur ende në Gjykatën e Lartë një provë reale për akuzat e tij.
Ndërkohë, shteti i Xhorxhias miratoi ditën e sotme kërkesën për rinumërimin e 5 milion votave në shtetin e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



